Rreth nesh

Phantom Secure është shërbim i lartë i komunikimit i menduar për ekzekutivët të cilët kanë nevojë për një zgjidhje efektive dhe të dëshmuar sa i përket shqetësimeve në lidhje me sigurinë e pajisjeve të tyre celulare. Për më shumë se 10 vjet shërbimi ynë është vënë në provë në mbarë botën pa as edhe një incident, gjë që ka çuar në ngritjen e reputacionin tonë në nivel global si lider në komunikimet private të koduara, por mbi të gjitha është kompani që ngjall BESIM. E theksojmë besimin pasi pa të, çdo shërbim do të ishte i diskutueshëm. Falë inovacionit dhe besueshmërisë që ofrojmë, ne jemi të njohur dhe vlerësuar nga klientët tanë në mbarë botën, si korporata më e besueshme private.

Phantom Secure është ofrues i dëshmuar dhe efikas i pajisjeve mobile të koduara PGP duke përdorur teknologjinë më të fundit të kodimit dhe protokollet e sigurisë ndaj ndërhyrjes, me qëllimin për t'i mbajtur komunikimet tuaja private.

pri•vate/`prīvit

Mbiemër: Që i përket ose që përdoret nga një person apo grup personash. Prej momentit të blerjes dhe përdorimit të shërbimit tonë, identiteti juaj dhe komunikimet tuaja do të mbesin private.

  • Nuk kërkohet identifikimi për blerje
  • Asnjë harduer ose plan i të dhënave nuk është regjistruar në emrin tuaj.
  • Asnjë pagesë nuk mund të lidhet me një klient ose pajisjen e tij
  • Asnjë mesazh nuk ruhet askund në rrjetin tonë
  • Nuk ka dyer prapa
  • Askush nuk ka qasje, përfshirë edhe ne, në ndonjë informacion që lidhet me ju
  • Nuk ka qasje ose komunikim të jashtëm me shërbimin tonë privat

Një kanal ekskluziv komunikimi për klientët tanë ekzekutiv që garanton 100 % komunikime plotësisht të sigurta anonime.