POLITIKA E PRIVATËSISË

Phantom Secure nuk do t'i përgjigjet pyetjeve të bëra nga qeveritë e huaja apo organet private lidhur me emailet e dërguara nga abonentët e saj. Çdo pyetje në lidhje me identitetin e abonentëve tanë injorohet. Ne nuk u përgjigjemi asnjë prej tyre.

Serverat tanë vazhdimisht lëvizin në vende të ndryshme dhe janë gjithmonë jashtë SHBA-ve dhe Evropës. Ky është një avantazh i madh sigurie për klientët tanë pasi që e bën më të vështirë, nëse jo të pamundur për çdo prokuror që të fillojë ndonjë veprim ligjor.

Jemi të përkushtuar ndaj privatësisë së përdoruesve tanë dhe nuk do të japim asnjë lloj të dhënash për asnjë qeveri të huaj.

Përveç kësaj, Phantom Secure mbron veten dhe identitetin e abonentëve të saj me një politikë sigurimi të mbrojtjes ligjore. Një avantazh i rëndësishëm që nuk do ta gjeni në asnjë kompani tjetër në këtë sektor.