Karakteristikat

Klientët e Phantom Secure janë ekzekutivët më seriozë dhe më të sofistikuar. Kur ata kërkojnë privatësi, ata nuk presin asgjë më pak se përsosmëri pasi mbrojtja e komunikimit të tyre varet nga ne. Ne kemi shkuar përtej thjesht ofrimit të komunikimeve anonime. Ajo që kemi krijuar është një përvojë e vërtetë private që pasqyron çdo aspekt të biznesit tonë.

Phantom Secure është i angazhuar për të tejkaluar gjithmonë standardin e industrisë, qoftë për të ofruar shërbime të shkëlqyeshme për klientët tanë, apo për të riinvestuar vazhdimisht në punonjësit, shërbimet dhe rrjetet tona. Qëllimi ynë është të jemi më të mirët, pasi klientët tanë e meritojnë këtë. Ju gjithmonë mund të mbështeteni në një nga partnerët tanë që do të jetë në dispozicion për t'ju ndihmuar në çdo kohë të ditës, pavarësisht se ku ndodheni.

Shërbim i jashtëzakonshëm për klientët tanë unikë që nuk mund të gjendet diku tjetër.

KOMUNIKONI SIGURTË ME VETËM NJË TË PREKUR TË BUTONIT

Thjesht shkruani mesazhin dhe lëreni që ne të kujdesemi për pjesën tjetër. Mesazhet tuaja janë të koduara para se të lëshoni pajisjen tuaj dhe do të mbeten të koduara gjatë gjithë transmetimit. Mesazhet mund të pranohen dhe dekodohen vetëm nga marrësi i synuar.

NUK KA DYER PRAPA

Reputacioni ynë si shërbimi më i besuar i komunikimit global mbështetet nga një eksperiencë e gjatë 8 vjeçare. Ne nuk ruajmë informacion askund dhe nuk mund t'i qasemi asnjë komunikimi.

ÇFARË KRIJONI JU PËRKET JUVE

Asnjë informacion në lidhje me komunikimet dhe identitetin tuaj nuk ruhet askund në rrjetin tonë. Informacioni që komunikoni mund të gjendet vetëm në pajisjen tuaj dhe pajisjet me të cilat komunikoni.

NE NUK JEMI TË NDIKUAR APO AFILUAR

Në lidhje me palët e treta ose agjencitë qeveritare, ne jemi një organizatë krejtësisht private, misioni i së cilës është të ofrojë privatësi për ata që e kërkojnë atë.

APLIKACIONET DHE FUNKSIONET E VEÇANTA
  • Privé (Pajisjet Samsung): Shërbimi i koduar i bisedimit me algoritmin Double Rachet duke përfshirë mesazhet, bisedat grupore, bashkëngjitjet e skedarëve (përfshirë fotografitë), kontaktet dhe avatarët. Përveç pajisjes së koduar dhe zonës së besimit, të dhënat lokale të Privé-s ruhen në një bazë të dhënash të koduar brenda direktorit privat të të dhënave të aplikacionit. Asnjë aplikacion tjetër nuk mund të hyjë në këtë direktor të të dhënave.
  • PS-N (Pajisjet Blackberry): Dërgo një mesazh të koduar që është koduar me një fjalëkalim unik të krijuar nga ju. Kur të dërgohet një mesazh, do të krijohet një fjalëkalim i njëhershëm i zgjedhjes suaj. Fjalëkalimi juaj do të jetë i vetmi kod që do ta dekodojë mesazhin.
  • Knox Knox (Pajisjet Samsung) është një teknologji shumë-shtresore e integruar në pjesën harduerike dhe softuerike në pajisjet më të fundit të Samsung. Që nga rrënja e besimit të harduerit deri te Korniza Android, Knox kontrollon vazhdimisht integritetin e pajisjes dhe zbulon çdo manipulim, duke siguruar që të dhënat tuaja janë më të sigurta.
  • LockBox është një memorie e koduar dhe e sigurtë që përdor teknologjinë më të avancuar të kodimit.
  • Nëse pajisja juaj rrezikohet, thjesht kërkoni një Remote Wipe (fshirja e të dhënave nga larg), të gjitha të dhënat do të fshihen dhe pajisja juaj do kthehet në cilësimet e fabrikës duke mos lënë asnjë gjurmë informacioni.
  • Duke përdorur Phantom Secure Ghost Domain adresa juaj anonime e-mail është e mbrojtur më tej me funksionin tonë inovativ që e bën atë të papërshkrueshme.
  • Shërbimi Phantom Secure Concierge Service është një shërbim ekskluziv për klientët tanë, për t'i ndihmuar ata që të gjejnë informacionin që iu nevojitet: hotele, banka, vende për të ngrënë, fluturime, limuzinë, transferta parash, infomacion rreth udhëtimeve dhe shumë më tepër...
PAJISJE SAMSUNG/BLACKBERRY ME KONFIGURIM TË VEÇANTË
  • Mikrofoni i çaktivizuar
  • USB funksionon vetëm si karikues
  • Funksioni GPS i çaktivizuard
  • Kamera e çaktivizuar (Blackberry)
  • I.
  • II.
  • III.
  • IV.
  • I. Mikrofoni i çaktivizuar
  • II. USB funksionon vetëm si karikues
  • III. Funksioni GPS i çaktivizuard
  • IV. Camera disabled

Ne vazhdimisht i përditësojmë sistemet tona ndërsa përparon teknologjia në mënyrë që të sigurojmë që komunikimet tuaja janë gjithmonë të mbrojtura nga shkeljet e mundshme të të tjerëve.